UNICEF: Më shumë se 1000 fëmijë vdesin çdo ditë në botë nga konsumi i ujit të kontaminuar

Uji i ndotur dhe mungesa e infrastrukturës sanitare rrezikojnë jetën e gati 200 milionë fëmijëve në mbarë botën, tha sot Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Çdo ditë, më shumë se 1000 fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga pirja e ujit të kontaminuar, mungesa e pastrimit të ujit dhe të kanalizimeve, raporton UNICEF.

Një total prej 190 milionë të miturve në 10 vende afrikane janë në rrezik, sipas analizave të agjencisë së OKB-së për fëmijë.

Situata është më alarmante në shtetet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, më konkretisht në Benin, Burkina Faso, Kamerun, Çad, Bregun e Fildishtë, Guine, Mali, Niger, Nigeri dhe Somali, sqaron ai.

Shumë nga këto vende janë të rrënuara nga paqëndrueshmëria dhe konflikti i armatosur, duke e komplikuar më tej aksesin e fëmijëve në ujë të pastër.

Pasnesër, e mërkurë 22 mars, është Dita Ndërkombëtare e Ujit, është gjithashtu dita kur fillon Konferenca e Ujit e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Qëllimi është të ekzaminohet shkalla në të cilën mund të arrihen objektivat e rënë dakord, në veçanti Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) për të siguruar akses në ujë të pijshëm të pastër për të gjithë deri në vitin 2030.

Sipas OKB-së, 2 miliardë njerëz në mbarë botën, ose me fjalë të tjera, një në katër  aktualisht nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të pastër./albeu.com/


Shtuar 20.03.2023 13:19

Tags: