Ish-presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me një përshëndetje nga Vunoi.
Përmes një postimi në Facebook, Meta përshëndet shqiptarët nga Vunoi, teksa i uron një fundjavë të mbarë.
“Të dashur miq, nga Vunoi, parajsa e rivierës shqiptare, ju uroj një fundjavë të mbarë të gjithëve!”, shkruan Meta, ndërsa ka nxjerrë edhe një foto të tij.
Kujtojmë se Meta prej disa ditësh qëndron në bregdetin e jugut, ku po merr pjesë në kampin me të rinjtë në Jalë.
Kujtojmë se Vunoi është fshati i Origjinës së Edi Ramës dhe mesa duket Meta ka vendosur t’i shkojë “në derë të shtëpisë” për ta sulmuar.
Mbrëmjen e djeshme Meta u shpreh se ai është një shqiponjë, ndërsa Rama është një sorrë./albeu.com/