Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur se qeveria shqiptare është prej letre dhe dhunon shqiptarët trima.
Meta shtoi se qeveria Rama kishte blerë edhe liderin e opozitës së asaj kohe, Lulzim Bashën dhe prej kohësh ndan fitimet me mafian.
Komentet Meta i bëri përmes një konference për mediat që po zhvillon aktualisht.
“Jam këtu për tu thënë se qeveria prej kohësh, keni qeveri prej letre që ka dhunuar një popull zemërluan dhe syshqiponjë , një popull ilirësh, por siç e kam paralajëmruar, qeveria kur ra nga korrupsioni dhe veprimet antikombëtare, kishte zënë për fundi Lulushin që ju u përpoqët ta bënit kryeministër . Që ishte shitur prej kohësh për të bërë fasadë opozitën që ndante fitimet me Mafian. Kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish-partinë e vjetër por ju ka thirrur ë gjithëve atje që në 2 mars me popullin e lirisë”, është shprehur Meta./albeu.com/