Ulen temperaturat, këto janë zonat ku priten reshje shiu sot

Temperaturat ditën e sotme do të pësojnë një rënie me 2 gradë. Zonat jugore dhe qendrore do të paraqiten me kthjellime gjatë paradites, por zonat veriore do të kenë vranësira të herë pas hershme.

Pasditja pritet të sjellë shpeshtim të vranësirave në zonat malore, sipas Meteoalb, ndërsa shira afatshkurtër e të papërfillshëm do ketë vetëm rajoni verilindor i vendit tonë.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 15°C në zonat malore deri në 37°C në zonat e ulëta./albeu.com


Shtuar 16.07.2021 07:59