Ukraina: Sulmi rus në Donbas më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore

Ofensiva ruse në rajonin Donbas të Ukrainës është “më e madhja në tokën europiane që nga Lufta e Dytë Botërore”, sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Kuleba u kërkoi aleatëve të Ukrainës që të përshpejtojnë furnizimin me armë dhe municione në vend, veçanërisht sisteme të raketave (MLRS), artileri me rreze të gjatë dhe automjete të blinduara. (APC).

“Ofensiva ruse në Donbas është një betejë e pamëshirshme,” tha Kuleba në Twitter, duke shtuar se është shumë herët për të arritur në përfundimin se Ukraina tashmë i ka të gjitha armët që i nevojiten.

Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte kryer sulme ajrore në një depo armësh në rajonin lindor të Donbasit, të përdorura për të ruajtur predha për obusët amerikanë M777, një lloj arme artilerie që gjuan me predha objektivat.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime./albeu.com


Shtuar 24.05.2022 11:52