Ukraina planifikon të shpenzojë 545 milionë dollarë për blerjet e dronëve

Ukraina planifikon të shpenzojë 20 miliardë hryvnia ukrainase (545 milionë dollarë) për blerjen e dronëve  ose mjeteve ajrore pa pilot (UAV)  këtë vit, njoftoi ministri i Mbrojtjes të hënën në Facebook.

“Zhvillimi i tregut ukrainas të UAV-ve është një nga fushat kryesore të fokusit për Ministrinë e Mbrojtjes,” tha Oleksiy Reznikov në deklaratë.

“Pas konsultimeve me Shtabin e Përgjithshëm dhe testimeve/provimeve, janë lidhur gjashtëmbëdhjetë kontrata nga Ministria e Mbrojtjes me prodhuesit vendas të UAV-ve”.

“Ne do të rrisim blerjet e UAV-ve për Forcat e Mbrojtjes në vitin 2023 dhe planifikojmë të shpenzojmë rreth 20 miliardë UAH,” tha ai.

Njoftimi vjen pasi Ukraina vazhdon të përballet me raunde të sulmeve me raketa ruse dhe ka ripërtërirë thirrjet për avionë perëndimorë dhe sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi./Albeu.com/