Ukraina ndalon eksportet e drithërave, sheqerit dhe mishit deri në fund të vitit

Qeveria e Ukrainës ka ndaluar eksportet e thekës, elbit, hikërrorit, melit, sheqerit, kripës dhe mishit deri në fund të këtij viti, sipas një rezolute të kabinetit të publikuar të mërkurën, raportoi Reuters .

Rusia dhe Ukraina së bashku janë përgjegjëse për rreth 30% të eksporteve botërore të grurit dhe elbit.

Ministri i Bujqësisë i Irlandës, Charlie McConalogue, tha për RTE se fermerët,  prodhues të qumështit dhe viçit, duhet të konsiderojnë rritjen e drithit këtë vit. Ai tha se vendi importon 60% të grurit të tij.


Shtuar 9.03.2022 10:27