U zunë për një vend parkimi, ish-ushtaraku masakron me thikë çiftin në shtëpinë e tyre

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një çift është sulmuar për vdekje nga një ushtar.

Shkak për këtë sherr të ndodhur dyshohet të jetë bërë një vend parkimi.

Raportohet se gjithçka ka nisur pas rindërtimit të lagjes ku ish-ushtari Collin Reeves dhe Stephen dhe Jennifer Chappel jetonin, pasi ndërtimet e reja sollën konflikte mbi parkingjet e caktuara. Reevens ishte konfliktuar disa herë me çiftin, me pretendimin se ata zinin zonën e tij të parkimit, deri sa në një natë ai vendosi t’i vriste. Ai kaloi fshehurazi gardhin dhe hyri në shtëpinë e fqinjëve të tij duke mbajtur një thikë në dorë.

Ai hapi derën e pasme të shtëpisë, dhe aty gjeti zonjën Chapple, 33 vjeç, në kuzhinë duke e kapur në befasi dhe duke e gjuajtur disa herë me thikë në trup. Plagët rezultuan fatale dhe gruaja vdiq në vend.

Pasi dëgjoi të bërtiturat e gruas, bashkëshorti i saj shkoi në kuzhinë, por Collin lëvizi me shpejtësi duke e goditur dhe atë plot 8 herë me thikë. Gjatë kë kësaj kohe fëmijët e mitur të çiftit po flinin në kati ne dytë të shtëpisë, dhe kuptuan çfarë kishte ndodhur vetëm pasi në shtëpinë e tyre shkoi policia.

Pasi kreu krimin, ish-ushtari kaloi përsëri gardhin dhe u kthye në shtëpinë e tij, nga ku lajmëroi policinë për t’i thënë se kishte vrarë fqinjët e tij.

Ngjarja shokoi banorët e lagjes, të cilët treguan se mund të ishte parandaluar për shkak se disa ditë më parë Collin kishte sulmuar sërish gruan duke e goditur në fytyrë dhe e kishte paralajmëruar se do e vriste.