Prej mbrëmjes së djeshme kanë vazhduar kërkimet për trupin e 49 vjeçarin Tofik Xhika që dyshohet të jetë mbytur në ujërat e lumit Drin.
Burimet bëjnë me dije se Xhika kishte lënë makinën tek lokali i fshatit Fushë Alie dhe kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin nga ku ka humbur cdo gjurmë.
Pavarësisht motit të keq, prej pasdites së djeshme dhe gjatë natën në ujërat e Drinit kanë kërkuar rreth 200 burra, dhe forcat e policisë, por pa rrezultat.
Edhe mëngjesin e sotëm kanë rinisur kërkimet. Banorët kërkojnë ndihmën e palumbarëve, pasi kanë kërkuar në një gjatësi prej 2 km, dhe nuk kanë mundur ta gjejnë trupin e 49 vjecarit. /albeu.com/