Detaje të reja bëhen me dije nga hetimet e para që janë bërë pas gjetjes së trupit të pajetë të oficerit të policisë Rudolf Elezović. Ka qenë policia e Malit të Zi e cila ka konfirmuar vdekjen e Elezovic, pasi përgjigjet e të dhënave të ADN kanë zbuluar se trupi i përket ish-shefit të antidrogës.
“Prokurori i shtetit në Prokurorinë e Podgoricës u informua për ngjarjen dhe urdhëroi që trupi të dërgohet për autopsi në mënyrë që të përcaktojë shkakun e vdekjes“, thuhet në një njoftim nga Policia e Malit të Zi.
Të lidhura
None found
Por edhe pse është raportuar se policisë është vetëvrarë, mediat në vend shkruajnë se Elezovic ka një plagë në kokë. Hetimet po vijojnë dhe pritet përgjigja e autopsisë për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.
Deri tani mësohet se ish-shefi i antidrogës ka vdekur rreth 10 ditë më parë, kohë që përkon dhe shpalljen të zhdukur nga bashkëshortja e tij. Trupi i pajetë u tha se u gjet disa qindra metra larg Kanalit të Shaski. Rudolf Elezovic u shpall i zhdukur në 27 Maj.
