U vetëplagos me armë gjahu, ndërron jetë i moshuari në Lushnje

Një 82-vjeçar i cili u vetëplagos me armë zjarri, ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.

Mësohet se rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnjë, dyshohet se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi N. Sh., 82 vjeç.

Ai është dërguar në spitalin e Lushnjes, por më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë – Sot rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnjë, dyshohet se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi N. Sh., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 28.01.2022 08:29