U vaksinua para lindjes, nëna sjell në jetë foshnjen me antitrupa të COVID-19

Një grua në jug të Floridas që kishte marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit derisa ishte shtatzënë, kohët e fundit lindi foshnjën me antitrupa të COVID-19.

Sipas The Guardian, mjekët paraqitën gjetjen e tyre në një artikull paraprak, që do të thotë se ky pretendim ende nuk është rishikuar nga kolegët.

Paul Gilbert dhe Chad Rudnick thanë se nëna, një punëtore e kujdesit shëndetësor në vijën e parë, mori dozën e saj të parë të vaksinës Moderna gjatë muajit janar, asokohe ishte 36 javë shtatzënë, shkruan tg.

Ndërkohë, gruaja lindi një vajzë të “shëndetshme” tre javë më vonë. Studiuesit analizuan gjakun nga kordoni i kërthizës së foshnjës dhe thanë se antitrupat “u zbuluan në kohën e lindjes”, thuhet në artikullin e tyre.

“Për njohuritë tona, ky është rasti i parë në botë që u raportua për një fëmijë të lindur me antitrupa pas vaksinimit të nënës”, tha Gilbert.

Shtuar 17.03.2021 09:03

Tags: