U tha se marokeni u dhunua nga efektivët, policia sqaron të vërtetën

Policia e Durrësit ka reaguar pasi u aludua se efektivët e saj kishin dhunuar një maroken. Në lidhje me këtë ngjarje, policia tha se ai kishte mbërritur me shenja dhune në rajon, dhe ai që e kishte rrahur ishte një kamaier i një lokali, i cili është shoqëruar në komisariat.

Sqarim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës:

Në lidhje me një ngjarje të publikuar në media se ndaj një shtetasi maroken është ushtruar dhunë nga ana e Efektiveve të Policisë Durrës, ju bëjmë me dije se :

Salla Operative e DVP Durrës, më datë 19.05.2021, rreth orës 07:30 është njoftuar nga Shërbimi i Urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës për t’i ofruar mbështetje pasi kishin problem me një shtetas të huaj.

Menjëherë Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme ka marrë kontakt me personelin e urgjencës, të cilët janë shprehur se shtetasi i huaj kishte qëndruar gjatë natës në spital për ndihmë mjekësore dhe në mëngjes është larguar, por është  rikthyer përsëri duke shqetësuar personelin mjekësor dhe krijuar trazira në ambientet e urgjencës.

Në kushtet e mësipërme është bërë shoqërimi i shtetasit në fjalë në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, me gjeneralitete të vetëdeklaruarara, me shtetësi marokene, M.N, 29 vjeç.

Gjatë shoqërimit në komisariat te ky shtetas janë konstatuar shenja dhune dhe nga verifikimet e kryera,  rezultoi se ky shtetas është dhunuar nga shtetasi E. V.,  30 vjeç, banues në Durrës, i cili punon si kamarier në një lokal në lagjen nr 6, Durrës.

Shtetasi E. V., është shoqëruar në ambientet e komisariatit për sqarime të mëtejshme ku ka deklaruar se shtetasi maroken  kishte shkuar me sy të nxirë, në gjendje të dehur në  ambientet e lokalit ku ai punon duke shqetësuar  klientët.

Pasi i ka kërkuar  të dalë nga ambientet e lokalit ai e ka kundërshtuar duke e goditur, dhe për  vetëmbrojtje e ka goditur edhe shtetasi E.V.,  duke i shkaktuar dëmtime.

Shtetasi E.V  është  proceduar penalisht  nga ana  e Specialistëve për Hetimin  e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës   për veprën penale ‘‘Plagosja e lehtë me dashje“.

Gjatë ditës nga qytetarë të ndryshëm ëhstë telefonuar  në Sallën Operative të DVP Durrës të cilët kanë njoftuar se një shtetas i huaj  në vendin e quajtur ” Sheshi Pranvera” është  konfliktuar me kalimtarë  të rastit.

Menjëherë ka shkuar Patrulla e Policisë, të  cilët   kanë  konstatuar  të njëtin shtetas nmaroken  në  gjendje të  dehur dhe gjatë  kontrollit të  tij fizik i gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Shtetasi maroken u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje te lëndëve narkotikeve”.

Në vijim të veprimeve grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamje filmike.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës garanton çdo qytetar që në rastin e lartpërmendur ka respektuar me rigorozitet të gjitha procedurat ligjore./albeu.com

Shtuar 21.05.2021 15:52