Formacioni i plotë, shqiptarë që do luajnë në Euro 2020 (FOTO LAJM)

Më 11 qershor fillon Euro 2020.

Një numër i madh do të marrin pjesë edhe pse jo me vendlindjet e tyre.

Te Kombëtarja e Maqedonisë do të luajnë shtatë shqiptarë, në mesin e tyre edhe Elif Elmas – që shpesh ka ditur ta mohoj kombësinë shqiptare, megjithatë historia e tij familjare tregon shumë.

Lista e futbollistëve shqiptarë në Maqedoni:

Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ferhan Hasani dhe Elif Elmas

Te Zvicra, tashmë jemi mësuar që një kohë të gjatë – kjo kombëtare pa shqiptarët ‘s’ka të gjallë’.

Edhe pse nuk është lista e plotë, dhe mund të ketë ndryshime nga trajneri Vladimir Petkovic – momentalisht te Helvetikët janë katër shqiptarë, në mesin e tyre edhe njeriu që i tha ‘PO’ Kosovës – Andi Zeqiri

Lista e futbollistëve shqiptarë në Zvicër:

Admir Mehmedi, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri

Kombëtarja e Maqedonisë në grupin e EURO ka këto shtete: Austrinë, Ukrainën dhe Holandën.

Kurse Zvicra: Uellsin, Italinë dhe Turqinë.

 

 

Shtuar 21.05.2021 15:48