Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar për trajtim në një spital të Milanos.
Sipas mediave italiane, ai shkoi për një ekzaminim rutinë.
Por shtrimi i tij në spital bëhet i çuditshëm pasi vjen vetëm 24 orë pas tërheqjes së tij nga gara për president.
Nuk është e qartë se kur ai u shtrua në spital dhe zëdhënësi i Berlusconit nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Të shtunën, Berlusconi vendosi të mos kandidojë për presidencën në funksion të votimit parlamentar që fillon të hënën.
Koalicioni i krahut të djathtë i bëri thirrje Berlusconit të kandidonte, por kandidatura e tij nuk kishte gjasa të ishte e suksesshme për shkak të vështirësive në marrjen e mbështetjes së gjerë të kërkuar tradicionalisht midis më shumë se 1,000 deputetëve dhe përfaqësuesve rajonalë të përfshirë.
Ish-kryeministri iu nënshtrua një operacioni të vështirë në zemër në vitin 2016 dhe i ka mbijetuar kancerit të prostatës. Ai është shtruar vazhdimisht në spital vitin e kaluar pasi u infektua me Covid-19./albeu.com/