Elton Kila i njohur ndryshe si Oti i Elbasanit, vijon të mos merret në pyetje nga SPAK, pavarësisht se emri i tij ka dalë dy herë si “objektiv” për tu eliminuar fizikisht nga grupe kriminale në qytetin e Elbasanit.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ditën e sotme ka zbuluar në “ABC Live” se vetë Elton Kila i është drejtuar me një letër direkt, kreut të SPAK, Arben Kraja, lidhur me situatën në të cilën ai gjendej, por deri më tani sipas Hoxhës, Oti i Elbasanit nuk është thirrur për të dëshmuar në SPAK dhe as nuk është lëshuar urdhër mbrojtje për të dhe familjen e tij.
Por çfarë thuhet në letrën që Elton Kila i është drejtuar SPAK?
Ai i drejtohet drejtuesit të SPAK, Arben Krajës se është informuar nga mediat që është i rrezikuar për tu vrarë. Ai mes të tjerash thekson se ka mësuar se është nën monitorim për t’u vrarë nga grupi i financuar nga Erjon Alibej. Elton Kila mes të tjerash kërkon të jap shpjegime përpara SAK për të sqaruar pozitën e tij. Po ashtu Kila në letrën e tij e njofton Arben Krajën se ka bërë kërkesë në polici për të përfituar mbrojtje.
“Kërkojë të japë shpejgime për të sqaruar pozitën time. Kam bërë kerkesë tej ju, me datë 10.11.2022 dhe në polici për te me ofruar mbrojtje. Jam njeri që dua të vazhdojë rutinën e jetës time. Baba i dy vajzave. Kërkoj të vazhdoj jetën time.” shkruhet më tej nga Elton Kila.
Por kush e do të vrarë Oti Kilën?
Kujtojmë se disa ditë më parë gazetari Artan Hoxha u ndal tek arrestimi i Xhafer Deliut në fillim të muajit tetor, i cili u kap me gjysmë kilogram drogë të fortë, Heroinë.
“Më 10 tetor në Elbasan u ndalua një person, i njohur si Xhafer Deliu. Gjatë kontrollit në banesë i është gjetur edhe gjysmë kilogrami heroinë. Ky person kur është ndaluar se ka qenë edhe në arrest shtëpie. Në telefonin e tij u gjenden biseda se po përgatiteshin dy vrasje me pagesë. Pra dy atentate.” tha Hoxha.
Sipas Hoxhës në celularin e Xhafer Deliut janë gjetur foto të Dine Çamit dhe foton e Otit të Elbasanit. Hoxha theksoi se është shumë e qartë që kjo është një hakmarrje që tentohet të kryhet për shkak të masakrës së Bradasheshit.
“Në celularin e tij, u gjetën foto të Abedin Mema, apo Dine Çami. Dine Çami u shpall në kërkim për operacionin “Plumbi i Artë”, që u rrëfyer Dumani. Thuhet se Dine Çami është burri i tezes së Kelit të Kombinati edhe ky në kërkim për shkak se akuzohet për masakrën e Bradasheshit. Keli i Kombinatit është në Dubai i lirë atje. Mqs nuk e gjejnë dot kanë dashur të godasin Abedin Memës. Dukej që ishte atentat ndaj tij për hakmarrje. Është gjetur edhe foto të Otit të Elbasanit, që do vriste vetë Nuredin Dumanit. Janë gjetur foto.” shtoi gazetari Artan Hoxha.
Hoxha duke u ndalur tek kjo ngjarje e rëndë ka theksuar se Otit të Elbasanit është hera e dytë që kërkohet të eliminohet. Ai sipas Hoxhës ka kërkuar mbrojtje, por shteti nuk e ka thirrur as për të dëshmuar për ngjarje të tilla.
“Kur janë pyetur pse i ka foto, Xhaferr Deliu ka thënë se kam njohje por më pas rezultoi se janë përdorur nga grupi që po organizohet për goditjen e radhës për të vrarë Abedin Memën dhe Elton Kilën (Otin e Elbasanit). Otit të Elbasanit, është hera e dytë që i del emri për tu ekzekutuar. Ai ka kërkuar mbrojtje për vetë dhe për familjen. Por ai, as nuk është thirrur për të dëshmuar. Është hera e dytë që tentojnë ta vrasin. Hakmarrja është për masakrën e Bradasheshit dhe Andi Zylyfit. Kjo është për të marrë hak për vrasjen e Indrit Alibeajt.”