U sulmua një ditë më parë, publikohen imazhet satelitore që tregojnë dëmtimin e urës në Krime (FOTO LAJM)

Imazhet e reja satelitore tregojnë shkallën e dëmtimit të urës së Kerchit, e cila lidh Gadishullin e Krimesë me Rusinë.

Fotot nga Maxar Technologies tregojnë një pjesë të shkatërruar të rrugës përgjatë ngushticës midis Detit të Zi dhe Detit Azov, dhe makina në flakë.

Sulmi dëmtoi një arterie të rëndësishme furnizimi për përpjekjet e lëkundura të luftës të Kremlinit në Ukrainën jugore dhe goditi një simbol të fuqisë ruse në rajon./albeu.com


Shtuar 9.10.2022 08:24