Ata shpërndanin kokainë tek të rinjtë në qendrën historike të Parmës, duke përdorur disa fëmijë për të shpërndarë drogën, ndoshta për t’iu afruar më mirë konsumatorëve potencialë bashkëmoshatarët e tyre. Por nuk i shpëtuan dot Policisë. 6 persona kanë rënë në prangat e Policisë italiane, mes tyre italianë dhe shqiptarë.
Nga 6 të arrestuarit, 3 u mbajtën në burg, ndërsa 3 të tjerë u dëbuan nga provinca e Parmës. Sipas mediave të huaja, në burg kanë përfunduar shqiptarët: M.A. 45 vjeç; 32-vjeçari N. E. dhe 20-vjeçari B. R. Hetimet pë rgrupin nisën që në mars të 2020 përmes përgjimeve telefonike dhe u mësua se dorëzimi do të bëhej në çdo kohë të ditës, duke përfituar nga prania e lokaleve të shumta në zonë, të cilat i lejonin të dyshuarit të rekrutonin me lehtësi blerësit e tyre. Njëri prej të arrestuarve kishte përdorur edhe të mitur që ta shiste drogën tek bashkëmoshatarët e tij.