Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, ka reaguar ndaj vendimit të ShBA-ve për ta futur në listën e zezë si person i padëshiruar nga ky shtet.
Gruevski ka shprehur keqardhje për këtë vendim dhe i ka quajtur të pa vërteta arsyet e paraqitura në njoftimin e këtij vendimi.
Kometet Gruevski i ka bërë përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.
“Më vjen keq për vendimin e Departamentit të Shtetit që u publikua sot a mes tjerash ka të bëj me mua. Arsyet e potencuar për shkak të së cilave jam vendosur në listë, janë informacione të pavërteta të cilat kanë ardhur nga përndjekja shumëvjeçare politike e cila udhëhiqet kundër meje në Maqedoni. Në këtë aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në ShBA, ndjej padrejtësi të madhe sepse punova me nder dhe me shumë përgjegjësi duke luftuar për interesat shtetërore dhe nacionale, dhe gjatë kësaj, aq sa munda, u përpoqa të mos rrezikoj interesat e aleatëve të Maqedonisë. Asnjëherë nuk punova për interes personal dhe materia. Do të vazhdoj të luftoj në drejtim që të dëshmoj të vërtetën”, shkroi mes tjerash Gruevski, është shprehur Gruevski./albeu.com/