U shmang një tragjedi e dytë në Librazhd, policia tregon shkakun që autobusi doli nga rruga

Mesditën e sotme, një tjetër tragjedi ishte pranë në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” pasi një autobus ka dalë nga rruga, por për fat nuk ka përfunduar në Lumin Shkumbin.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe zbadhur shkaqet e këtij aksidenti që është lagështia e rrugës.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, fiks në këtë vendi një makinë përfundoi në lumë dhe humbën jetën 3 persona.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan- Me datë 07.02.2022, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin “Ura e Murrashit’, shtetasi M. L., 29 vjeç banues në Korçë , duke drejtuar mjetin autobuz tip “Benz”, si pasojë e lagështirës në rrugë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën metalike. Nuk ka dëme në njerëz vetem dëme të lehta materiale. /albeu.com

 


Shtuar 7.02.2022 12:41