U shkarkua për mosjustifikim pasurie, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Hasneziri

Kolegji i Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të krimeve të rënda, Luan Hasneziri, vendim i marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 10 dhjetor të vitit 2019.

Sipas njoftimit zyrtar, trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, vendosi të lërë në fuqi shkarkimin e Hasnezirit.

Njoftim vendimi:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.61/2019, datë 10.12.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.07.2021.

Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri, “ngeci” në rretjën e Vetting-ut pasi kishte probleme me pasurinë e tij dhe nuk kishte deklaruar refuzimin e vizës amerikane që i ishte bërë disa vite më parë.


Shtuar 28.07.2021 19:11