U shiste cigare kontrabandë njerëzve “të kapur”, arrestohet në Tiranë “qerosi”

Nga Seksioni i Krimit Ekonomik është arrestuar shtetasi Besnik Gurmenji, i cili njihet me pseudonimin “qerosi”, për kontrabandë.

Ky shtetas tregtonte në zonat elitare të Tiranës, përfshirë kazinotë dhe lokalet, cigare të markave të shtrenjta pa pullë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht dy shtetas të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme.

Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirfilltë hetimore, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u finalizua operacioni policor i koduar “Contraband” në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– B. G., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës”, “Tregtimi dhe tansportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, i dënuar më parë po për këto vepra penale.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit D. G., 30 vjeçe, dhe P. M., 64 vjeç, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabanë”.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi B. G., pasi siguronte cigare kontrabanë, i shiste ato në pika të ndryshme tabakinosh, dhe transportin e tyre, e kryente shtetasja D. G.
Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. G., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale../albeu.com

 


Shtuar 19.02.2022 12:13