Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të konfiskojnë një superjaht me vlerë 156 milionë dollarë që i përket një oligarku dhe parlamentari të sanksionuar rus të ankoruar tani në Dubai.
“Madame Gu” e gjatë rreth 100 metra dhe që përfshin një platformë helikopteri, palestër dhe ashensor, është bërë një provë për partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Anija është në pronësi të Andrei Skoch, një nga njerëzit më të pasur në Dumën e Rusisë me një pasuri prej 6.6 miliardë dollarësh dhe nuk është prona e parë e tij e cila sekuestrohet nga Shtetet e Bashkuara, pasi në gusht një gjykatës autorizoi autoritetet amerikane për të sekuestruar një avion 90 milionë dollarësh që i përkiste oligarkut.