Kryeministri Albin Kurti është shprehur se nuk ndihet i rrezikuar nga kërcënimet kundrejt tij.
Deklaratat Kurti i bëri në një reagim mbi raportimin e ditës së djeshme se kryeministri Kurti është kërcënuar.
“Së pari nuk ndjehem i rrezikuar, nuk trembem, mirëpo janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë Kurti.
Lajmin për kërcënimin e Kurtit, e kishte konfirmuar mbrëmë për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu./albeu.com/