Mëngjesin e sotëm u raportua për të shtëna me armë në Shkodër, por mësohet se ka qenë alarm i rremë.
Shërbimet e Policisë pas lajmit për të shtëna armës në afërsi të Gjykatës së Apelit, kanë bërë krehjen e zonës, dhe ka rezultuar se nuk ka asnjë ngjarje të tillë.
Të lidhura
None found
Policia bën me dije se nuk ka as të shtëna me armë dhe as të lënduar. Krehja e zonës vijon, për të zbardhur telefonatën që rezulton deri më tani e pavërtetë, pasi ka pasur vetëm një konflikt mes dy bashkëshortëve që po shoqërohen në komisariat për sqarime të mëtejshme./albeu.com
