U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë 26-vjeçari Enea Themollari

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë në spital Enea Themollari, i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan.

Enea Themollari, ishte vetëm 26-vjeç, ku që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatë, në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte.

Objekt i atentatit ishin dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të njé 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.


Shtuar 4.10.2024 08:04