U plagos nga një plumb qorr në Tiranë, flasin vajzat e 52-vjeçares italiane

Ngjarja e 1 Janarit, ku një shtetase e huaj u plagos nga një plumb qorr në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, ka bërë që vajzat e 52-vjeçares, me anë të një reagimi në rrjete sociale, të  kërkojnë  ndihmë për transferimin në Itali për një mjekim më të specializuar.

Vajzat shprehen se; policia shqiptare nuk i dha ndihmë nënës së tyre dhe se po hasin burokraci për ta transferuar në Itali.

Gjithashtu, ato thonë se 52-vjeçarja ka ende plumbin në gjoks.

Reagimi:

“Ajo që po përjetojmë është e paimagjinueshme. Sot rrezikojmë të humbasim nënën për shkak të një gjesti të papërgjegjshëm të një të çmenduri, i cili qëlloi në ajër, duke e goditur në mushkëri.
Këto ditë, përveçse luftojmë për jetën e saj, ne jemi të detyruar të përballemi me një burokraci që pengon transferimin për në Itali. Pyesim veten se me çfarë guximi dy patrullat e policisë, duke parë nënën tonë e shpërfillës. E si ka mundësi që ajo ende pret, me një plumb në gjoks”, shkruajnë ato.


Shtuar 4.01.2024 10:53