Oficerja e Policisë së Shtetit, Anisa Kostani është rikthyer në detyrën qe ajo ka mbajtur para se ndaj saj të merrej masa e pezullimit.
Kostani mban detyrën e nënkomisares pranë sektorit të krimit ekonomik në drejtorinë e Elbasanit.
Masa e pezullimit u mor nga vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pas disa shkrimeve që oficerja e policisë kishte bërë në rrjetin social Instagra ku quan gazetarët të degjeneruar madje në një farë mënyrë i ka kërcënuar mediat duke i thënë “do përfundoni nën rrota”.
Pas rastit të efektives Kostani, AMP u ka kërkuar që çdo efektiv të jetë i kujdesshëm edhe në përdorimin e rrjeteve sociale duke treguar integritet e përgjegjshmëri.
Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit nuk mund ta ushtronte detyrën e saj deri në përfundim të hetimeve, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Elbasanit./albeu.com