Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në Foligno, në Umbria të Italisë.
Viktima është një 36-vjeçar shqiptar për të cilin mediat fqinje japin vetëm inicialet (D.G), rezident në Foligno.
I riu shqiptar humbi kontrollin e makinës së tij në rrethana ende të paqarta dhe u përplas me murin e një nënkalimi.
Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, për 36-vjeçarin nuk qe e mundur të bëhej asgjë. Nga përplasja ai përfundoi jashtë automjetit dhe vdiq në vendngjarje.
Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë./albeu.com