U përplas me makinën e drejtuar nga një italiane, plagoset efektivi i “Shqiponjave”

Një motor i forcave “Shqiponja” është aksidentuar në Sarandë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv policie.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate ne Qafe Gjashe, ku motori i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të asistuar policinë e Sarandës, është përplasur me një mjet të drejtuar nga shtetas italiane.

Efektivi ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Ndërkohë, gjatë pasdites së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit Task Forca e Qarkullimit Rrugor ka kryer disa arrestime në Sarandë e Ksamil e shumë shoferë janë kapur në gjendje të dehur.

 

 


Shtuar 26.08.2023 08:42