U përjashtua përgjithmonë nga PD, reagon për herë të parë Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi Kryesia e Partisë Demokratike e përjashtoi përgjithmonë nga partia. Në emisionin “Radari Informativ” në ABC, Berisha tha se është zero lajm.

“Në rrafshin politik kjo është njësoj si të ngrihen të vdekurit politikë dhe të thonë se këta të tjerët nuk janë gjallë. Ai (Lulzim Basha) është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrat përveçse deputet, ndërsa data 8 faktoi se ai është ish-lideri i vetëm opozitar në Europë që mbrohet nga vrasës dhe trafikantë. Jam në kuadër të asaj çfarë kanë publikuar të dhënat e mediave të padiskutueshme. Zero lajm përjashtimi  sepse ka vetëm një përpjekje për krimet që kreu së bashku me Edi Ramën ndaj protestuesve paqësorë”, tha Berisha.


Shtuar 11.01.2022 19:24