U pendua që pranoi postin e Presidentit? Meta: Si mund t’ua prishja dëshirën socialistëve

Presidenti Ilir Meta i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus është pyetur nëse është penduar që ka pranuar postin e Presidentit.

Meta me nota ironie ka thënë se nuk mund t’ua prishte dëshirën e socialistëve.

“Edhe pak muaj na ndajnë sepse në 24 korrik do ndal këtë detyrë dhe do të jemi më të hapur. Asnjëherë nuk pendohem për zgjedhjet sepse i bej me bindje të plotë, nuk i bëj i imponuar nga të tjerët. Në atë koha socialistët nuk pranonin një president tjetër, ata e kishin me shumë dëshirë që unë të bëhesha president e si mund t’ua prishja unë këtë dëshirë atyre”, tha Meta.


Shtuar 24.01.2022 22:04