Zbardhen detaje të reja nga ngacmimi seksual i 15 vjeçarit në Berat. Mësohet se 31-vjeçari është Petrit Pire dhe ka prekur në organet gjenitale të miturin me inicialet G.Ç, banues në fshatin Moravë.
I mituri dhe 31-vjeçari Petrit Pire janë njohur me njëri-tjetrin duke luajtur prej disa kohësh së bashku në internet me një lojë Free Fire.
Ka qënë 31-vjeçari Pire ai që e ka ftuar 15-vjeçarin për të pirë një kafe në qytetin e Kuçovës. Duke pirë kafe, Pirja e ka prekur dhe fërkuar të miturin në organet gjenitale. I mituri ka bërtitur dhe është larguar me vrap nga kafeneja.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur 2-javë më parë por djali nga frika nuk kishte treguar asgjë në familje. Pasi prindërit kanë parë që djali ishte shumë i shqetësuar,e kanë pyetur vazhdimisht derisa ai u ka treguar çfarë kishte ndodhur.
Prindërit me fëmijën janë drejtuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,ku 13-vjeçari ka denoncuar gjithçka kishte ndodhur,në prani edhe të një psikologu.
Pas denoncimit të të miturit, policia e Beratit ka arrestuar në banesën e tij në fshatin Tapi 31-vjeçarin Petrit Pire,i cili akuzohet për “ngacmim seksual” me të mitur. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat,ku edhe do kryhen tashmë hetimet në lidhje me ngjarjen.