Drejt Anglisë për një jetë më të mirë! Reagon për herë të parë Boris Johnson për tragjedinë me 31 të mbytur

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur ditën e sotme në brigjet franceze ku një barkë me të paktën 31 pasagjerë janë mbytur teksa po tentonin të kalonin kanalin drejt Anglisë.

Lajmi u bë me dije fillimisht nga instancat franceze të cilët u nisën menjëherë drejt vendit të mbytjes në bashkëpunim me forcat angleze.

Kryeministri anglez Boriz Johnson ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë tragjedi ku ende nuk ka një shifër përfundimtare mbi viktimat.

“Jam i shokuar, tmerruar dhe thellësisht I mërzitur mbi këtë tragjedi”- deklaroi Johnson nga Doëning Street.

“Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre, por dua të shtoj se është një fatkeqësi e nënvlerësuar për të kaluar kanalin në atë mënyrë”- shtoi Boris Johnson. /albeu.com/