U nis me vetëm 1/3 e pasagjerëve, “Wizz Air” lë “në dorë të fatit” rreth 200 shqiptarë (VIDEO)

Kanë mbetur në aeroportin e Pragës rreth 200 shqiptarë , ndërsa supozohet se duhet të ktheheshin në Tiranë me linjën e fluturimit WizzAir.

Njëri nga pasagjerët ka treguar për Dosja.al se fluturimi Pragë-Tiranë, i parashikuar të nisej sot në orën 14:50, e ka ndryshuar tre herë orarin e nisjes.

“Herën e parë e ndryshoi në datë 21, herën e dytë sot në 12:00 dhe herën e tretë e ndryshoi po sot në orën 16:00, duke e shtyrë për në orën 19:10. Gjithë personat që kishin prerë një biletë me këtë kompani ndodhen në aeroport që në orën 15:30.

Avioni erdhi në orën 19:30, dhe Wizz Air mbylli gate-in dhe fluturimi u nis me vetëm 1/3 e pasagjerëve. Ndërsa rreth 200 pasagjerë tjerë shqiptarë kanë ngelur në aeroportin e Pragës, pa ditur çdo bëhet me ta”, tha ai.

Ndërkohë, kompania Wizz Air, përmes një reagimi ka sqaruar për arsyet e problemit të djeshëm.

Më poshtë, Albeu.com ju sjell reagimin e plotë të Wizzair:

Wizz Air konfirmon se fluturimi me numër W4 6632 nga Praga në Tiranë i cili ishte i planifikuar të nisej me 25 Mars, në ora 17:50 është vonuar pasi priste mbërritjen e pasagjerëve që po kalonin kontrollin e sigurisë – për fat të keq, procesi i kontrollit të sigurisë në Aeroportin e Pragës ka pasur vonesa të konsiderueshme.

Për shkak të kufizimeve operative në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), nisja ishte e domosdoshme në mënyrë që të sigurohej mbërritja në kohë në Tiranë. Mosnisja do të rezultonte në pamundësinë për të zbritur në TIA, duke lënë të gjithë pasagjerët e fluturimit në Pragë.

Duke e kuptuar shqetësimin e shkaktuar nga kjo situatë, u kërkojmë ndjesë të gjithë pasagjerëve të prekur.
Linja ajrore aktualisht po ofron akomodim për pasagjerët në Pragë dhe opsione fluturimi alternative për të siguruar që pasagjerët të arrijnë në destinacionet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.


Shtuar 25.03.2024 20:36

Tags: