U ngec makina në baltë, turistët kanadezë mbesin disa orë të bllokuar në një përrua në Skrapar

Dy turistë nga Kanadaja për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.

Për t’i nxjerrë nga balta, u ka ardhur në ndihmë policia. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:50, në Komisariatin e Policisë Skrapar ka mbërritur një telefonatë nga dy turistë kanadezë, të cilët kërkonin ndihmën e Policisë, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.

Shërbimet e Policisë menjeherë pasi morën njoftimin, nisën kërkimet për turistët dhe pas disa orësh bënë të mundur gjetjen e tyre.

Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë turistëve, duke u nxjerrë mjetin nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas i kanë shoqëruar deri në rrugën kryesore.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar Policinë për ndihmën e dhënë./albeu.com

Shtuar 19.06.2021 18:27