U ndoq prej muajsh e u ekzeutua në sy të gruas, pamjet si u vra “mbreti” i kokainës, Flamur Beqiri (VIDEO)

Mediat angleze kanë publikuar pamjet e ekzekutimit të shqiptarit Flamur Beqiraj dhe detaje të reja mbi ekzekutimin mafioz.

Për këtë krim  të rëndë akuzohet i riu suedez Anis Hemissi, 24 vjeç i cili dyshohet se ka ndjekur dhe vëzhguar prej muajsh viktimën.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë 24-vjeçarin Anis Hemissi, i cili qëndroi i maskuar për më shumë se 4 orë jashtë shtëpisë së Flamur Beqirit në Londër.

Hemissi shihet i veshur si pastrues rruge, me syze dielli dhe rroba pune ndërsa mbante një kosh mbeturinash dhe një qese koshi të zezë.

Vrasja:

Flamur Beqiri, 36-vjeçar ishte duke u kthyer nga shëtitja me gruan dhe djalin e tij në shtëpinë e tyre 1.8 milion paundeshë në një nga rrugët ku jetojnë shumë të pasur në Battersea, në jug-perëndim të Londrës. Atë mëngjes një person i doli para dhe e qëlloi për vdekje, me katër plumba në trup dhe një në kokë.

Hemissi akuzohet se ka qëlluar me armë Beqirin në sy të gruas dhe djalit të tij dy vjeçar si shkak i një grindjeje të ashpër mes bandave rivale kriminale suedeze.

Flamur Beqiri njihej si një producent muzikor, por ishte proceduar në vitin 2008 për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi.

Shqiptari i njohur gjithashtu si “Alex” ishte larguar nga Suedia 5 vite më parë pasi ishte kërcënuar me jetë. Ai u zhvendos në Britani dhe pas martesës bleu një shtëpi në një nga zonat më të mira të Londrës. /albeu.com/

 


Shtuar 26.11.2021 16:37