Para dy ditësh një 22-vjeçar është mbytur në Gjirin e Lalzit, ndërsa sot është bërë e mundur nxjerrje trupit nga deti.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.08.2021, se te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A.S., ju informojmë se:
Ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se është shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë.