U mbyt nga burri në Itali, reagon vjehrra e Eleonorës: Nuk kishin lidhje me mua, djalin tim vriteni

Vjehrra e Eleonora Toçit, 24-vjeçares që u mbyt nga bashkëshorti në Itali, ka mohuar akuzën e babait të viktimës se ishte ajo shkaktarja e ndarjes mes tyre.

Lulzim dhe Eleonora Toci ishin divorcuar disa muaj më parë, por ishin bashkuar sërish dhe e reja kishte shkuar bashkë me të në Itali.

Vjehrra e saj tha në emisionin “Me zemër të hapur”, se në kohën që nusja jetonte në Shqipëri jetonin të ndarë dhe se bashkë me burrin u conin ushqime.

Ajo thotë se është e lënduar nga ngjarja, madje thotë se djalin e saj dhe mund ta vrasin.

Jeni akuzuar nga zoti Mehmet se je shkaktarja e divorcit? E keqtrajtonit?

Nuk kanë pasur asnjë lidhje me mua. Unë kam qenë në shtëpinë time, kemi qenë të ndarë. Dhe unë kam fëmijë. Vocin tim që e ka bërë këtë punë shkoni vriteni, tjetër gjë nuk kam çfarë të them.

Nuk i merrnim ne lekët. Ne i çonim asaj dhe fëmijëve. A ke fëmijë ti? Ai lë pa bukë fëmijët e fëmijëve? Ka qenë në asistencë, ne iu çonim ushqime.

Nuk kishte lidhje me ne ajo fare.

Ju e dinit gjendjen e djalit? Çfarë ju tha mjeku?

Mjeku na tha mos e lini vetëm. Para tre muajsh ka bërë një vizitë në Tiranë, u vizitua. Ka ikur me çantën me ilaçe.

Babai:Edhe në Peshkopi ka qenë i shtruar. E kam çuar në urgjencë 2-3 herë”.

Nëna:Ai ka kaluar depresion moj zonjë pse nuk e kuptoni. I ka ikur truri. Ai vuante, ishte i sëmurë.

Edhe ata janë të përvëluar dhe unë jam e përvëluar. Edhe vocin tim vriteni ku ta gjeni. Çfarë të them më?! Unë jam e sëmurë”.


Shtuar 11.10.2024 13:32