Paloma rrëfehet pasi doli nga Big Brother VIP: Shkova 3 ditë tek psikologu!

Gazetarja Rudina Demneri, e njohur ndryshe si Paloma, ishte e ftuar sot te emisioni ‘Goca dhe Gra’ e ndër të tjera, ajo sigurisht foli për eksperiencën e saj në Big Brother VIP.

Një nga momentet më kryesore të Palomës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ishte rrëfimi historisë duke treguar varësinë që ka kaluar bashkëshorti i saj, muzikanti rumanian Alandy.R

Paloma: Unë realisht e transmetova si një histori frymëzimi. Arsyeja e parë që unë hyra aty është familja ime, ajo që për më së shumti kam luftuar në jetë.Mendoj që ai reality shoë nuk mund të na nxjerri vetëm pjesët profesionale dhe arritjet tona, por që ne në fund të ditës jemi njerëz, kami shpirt, kemi vështirësi njësoj si të tjerët. Kur kam dalë më është dashur që tre ditë ta kaloj me psikolog pjesën e ndryshimit nga shtëpia në realitet. Paloma tha se 24 orëshi me përmbledhjen ditore ndryshon shumë.

Më vjen keq që dola thashethemexhie, manipulatore. Ajo është Big Brother, çfarë mund të bësh 24 orë? Njerzit që na kanë ndjekur gjatë gjithë kohës ndoshta e dinë më shumë rrjedhën e ngjarjeve, se ka shumë ndryshim ajo që jetohet me përmbledhjet që jepen në Prime. /albeu.com/

 

 


Shtuar 13.11.2021 17:34