U konfliktuan për motive të dobëta, plagoset me thikë 35-vjeçari në Skrapar

Ditën e sotme, një sherr me thika në Skrapar, ka shkaktuar plagosjen e një 35-vjeçari.

Sipas informacioneve, konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Shtetasi me inicialet H. I., i cili mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin L. B., 36-vjeç, banues në Çorovodë.

Njoftimi:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 36-vjeç, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. I., 35-vjeç, banues në Skrapar, i cili mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 10.02.2024 13:44