Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez i cili në sfidën e djeshme ndaj Romës nga ku përfundoi me triumfin e zikaltërve me rezultatin 3-1, u fut në minutën e 35 duke zëvendësuar Sançezin e dëmtuar, por sulmuesi argjentinas u zëvendësua në pjesën e dytë në minutën e 77 me Andrea Pinamontin për arsze se sipas Antonio Kontes, argjentinasi nuk po jepte më të mirën në fushën e blertë.
Menjëherë pas zëvendësimit Lautaro reagoi ashpër ndaj Kontes dhe për këtë gjë sipas të përditshmes sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, i ka kërkuar ndjesë shokëve të skuadrës dhe sigurisht edhe Antonio Kontes pas atij reagimi që pati në momentin e zëvendësimit.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtarët zikaltër kanë mbërritur në qendrën stërvitore në “Appiano Gentile”, për të përgatitur si duhet duelin ndaj Juventusit e cila do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Allianz” me fillim nga ora 18:00.