U kapën me gjysëm toni kokainë, lihen në burg 5 shqiptarët (EMRAT)

Gjykata greke ka vendosur të lëjë në burg 5 shtetasit shqiptarë të arrestuar një javë më parë, të cilët u kapën me gjysëm toni kokainë.

Para gjykatës kanë dalë Arjan Neki Xhafaj, Lutmira Fatmir Xhafaj, Ilirian Shpetim Baraj, Klevis Arben Muskaj, Avelino Alfred Feimi. Këta shtetas janë nga Cakrani i Fierit dhe nga Vlora.

Mësohet se kreu i grupit Arjan Xhafaj rezulton punonjës i Zjarrfikëses në Shqipëri. Ai ka thënë para gjykatës se do të paguhej 50 mijë euro për transportin e kokainës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mohuar ccdo pjesmarrje në ngjarje.

Mediat e huaja shkruajnë se një pjesë e madhe e kokainës do të përfundonte në Shqipëri dhe prej andej do të promovohej në Europë, ndërsa një pjesë më e vogël e së njëjtës seri synohej për tregun grek.

5 shtetasit shqiptarë u kapën duke transportuar 585 kilogram kokainë në Selanik.


Shtuar 5.10.2023 17:33