U kapën duke vjedhur banesën e gjermanëve, në pranga dy shqiptarë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Gjermani, pasi akuzohen se kanë kryer vjedhje në një banesë.

Siç raportojnë medite vendase dy shqiptarët të moshës 35 dhe 40 vjeç u kapën në flagrancë, teksa ishin duke vjedhur një banesë në Breckenstrasse, të premten, 20 janar.

Sakaq autoritete dyshojnë se dy shqiptarët kanë kryedhe edhe vjedhje të tjera.

Për këtë arsye autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse kanë qenë të përfshirë në vjedhje të tjera./albeu.com.


Shtuar 23.01.2023 11:15