Një 30-vjeçar shqiptar në Itali është dënuar me 10 muaj burg.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L.E.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se i riu është kapur me 6 pako me 15 gramë kokainë në zonën e L‘Aquila.
Ai tentoi të largohej pasi e pikasën efektivët e policisë, por nuk arriti të shpëtonte dhe u prangos.
Shqiptari u dërgua në burg dhe sot gjykata ka marrë vendimin që ta dënojë për trafik të lëndëve narkptike./albeu.com/