Shërbimi Sekret ka kaluar në gatishmëri të lartë pas arrestimit të një burri të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona, ku pritet të zhvillohet të dielën ceremonia mortore e Charlie Kirk.
Ngjarja ndodhi të premten dhe ka ngritur menjëherë shqetësime serioze për sigurinë e pjesëmarrësve në ceremoni.
Sipas raportimeve të The Washington Post, burri kishte me vete një armë zjarri dhe një thikë. Ai u ndalua nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe pretendoi se ishte pjesë e forcave të zbatimit të ligjit, duke justifikuar kështu armatimin e tij.
Por zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi, konfirmoi se i ndaluari nuk ishte pjesë e personelit të autorizuar për sigurinë e eventit dhe u arrestua menjëherë. Hetimet mbi motivet e tij janë ende në zhvillim.