Personi që shihni në foto është Indrit Ndoj, i cili u gjet i vdekur një kanal në Fushë-Krujë. Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e të riut, ndërsa ata dyshojnë se i riu mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe është hedhur aty pasi nuk kishte me vete biçikletën me të cilën udhëtonte zakonisht.
I riu nuk është emër i panjohur për policinë. Në vitin 2021 u kap në fshatin Skuraj në Kurbin duke transportuar emigrantë sirianë kundrejt pagesës.
Paraprakisht mendohet se Indriti dhe familja e tij nuk kishin konflikte me persona të tjerë, pavarësisht faktit se një vit më parë ai u kap duke transportuar 19 klandestinë kundrejt pagesës.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur natën pasi i riu banonte vetëm në një shtëpi në fshatin Hasan, ndërsa familja në një banesë në lagjen “Bakishe Visha”.