U gjet i masakruar me thikë dhe gjysmë i zhveshur, mediet italiane: Dyshohet se Bledar Dedja kishte lidhje homoseksuale

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja në Itali.

Ai u gjet i masakruar me thikë dhe me pantallonat e ulura mëngjesin e së dielës së 21 janarit, në një pyll në Paderno del Grappa.

Sipas medias Italiane “Il Gazzettino” dyshohet se shkak i vrasjes së tij, kanë qenë lidhjet homoseksuale të 39-vjeçarit.

Duke qenë se ai u vra në një zonë ku shpesh çiftet takohen për pak më tepër privatësi hetuesit besojnë se kopshtari shqiptar mund të jetë futur në kurth nga personi me të cilin kishte rregulluar takimin për të kryer marrëdhënie seksuale.

Shqiptari ishte një përdorues i rregullt i aplikacionit të takimeve online dhe mund të jetë takuar aty dhe me personin që e ekzekutoi me 20 goditje thike, sipas autopsisë.

Gjithashtu gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat, pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën.

Marrëdhënia e tyre ishte ftohur edhe pse asnjëri prej tyre nuk kishte vendosur t’i jepte fund.

Deri më tani lidhur me këtë ngjarje janë marrë në pyetje rreth 30 persona, ndërkohë që hetuesit po shqyrtojnë me detaje, telefonat, takimet mesazhet e çdo gjë lidhur me jetën e dyfishtë të Bledar Dedjas.

Pista kryesore e tyre është se kopshtari shqiptar mund të jetë futur në kurth nga personi me të cilin kishte rregulluar takimin për të kryer marrëdhënie seksuale.

Dhe pikërisht në ato momente intime është sulmuar nga pas nga një person tjetër për çështje nderi.

Dy ditë më aprë, mediet italiane raportuan se Dedja kishte marrëdhënie jashtëmartesore me një 30-vjeçare shqiptare të cilën e kishte takuar online. Megjithatë, edhe pse ka kaluar një javë nga ngjarja e rëndë, policia nuk ka gjetur armën e krimit dhe nuk ka rënë në gjurmët e autorit të dyshuar./albeu.com


Shtuar 28.01.2024 16:31