Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:35, një 42-vjeçar nga Bilishti është gjetur me shenja dhune në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë.
Sipas informacioneve, mësohet se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit Rigels Kaso nga Bilishti.
Burime pranë spitalit të Traumës, bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Kasos është përkeqësuar dhe ndodhet i intibuar me plagë të shumta në kokë.
42-vjeçari ka plagë të shumta edhe në trup, ndaj mjekët vendosen që ta fusin në intubim në sallën e reaminacionit, pasi gjendja e tij është kritike për jetën.
Kaso u gjet mëngjesin e sotëm nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.
Policia nuk dha më tepër detaje për ngjarjen, ndërkohë nuk dihet asgjë së për autorin apo autorët.