“U futa në Big Brother për të gjetur Lisin që kisha humbur”- Sëmundja e babait dhe vështirësitë financiare, Elvisi rrëfen historinë prekëse

Elvis Myrta, gazetari i kronikës, i cili fitoi zemrat e publikut që në natën e parë që u bë pjesë “Big Brother Albania 3”, preku me historinë e tij të jetës.

Ai tregoi vështirësitë financiare të familjes së tij, kur ai ka qenë fëmijë dhe më pas historinë e sëmundjes së babait një vit më parë.

Elvisin tregoi se viti që lam pas ishte i rëndë për të edhe nga ana psikologjike, por me hyrjen në Big Brother ai gjeti veten.

Pasi linjës së jetës, Elvisi u kthye te banorët e tjerë, por mes tyre gjeti babain e tij i cili i tha “Nuk rrija dot më pa të takuar, më mori malli”.

Ndër të tjera babai e këshilloi Elvisin që të jetë më luftëtar në lojë.

Linja e jetës së Elvisit

Jam lindur 16 gusht, 1986. Jam djali i fundit i familjes, një familje e vogël, por e lumtur. Jam rritur në një lagje e cila ka pasur një komunitet shumë të lumtur dhe si rrjedhojë dhe fëmijëria ime ka qenë e lumtur. Në pranverën e 2004-ës, për shkak të probleme të babit në biznesin e tij, filluan problemet ekonomike.

Bënim ekskursione me shkollën në Kosovë dhe Sarandë, dhe i thash babait që nuk do shkoj, nuk e harroj atë ditë, ka qenë e martë. Babi im ka hyrë në shtëpi me 100 euro dhe 100 mijë lek, i kishte marrë borxh për mua që mos ndahesha nga shokët. Dhe dua të kursej sa më shumë dhe i kam kthyer 70 euro dhe 50 mijë lek. Ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës sime, kuptova se në një familje të bashkuar arrihet çdo gjë.

Ky vit që lamë ka qenë edhe më i vështirë, babai ka pasur hemorragji të brendshme në stomak dhe e shtruam në spital. Pësoi një atak dhe prej katër ditësh qëndroi në koma, mendova se e humba, nuk e kisha menduar se do e përjetoja kështu.

Një telefonatë më dha shpresë dhe më tha që gjendja e babit u stabilizua dhe kjo ishte ndjesia më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Pas këtij momenti nuk kam pasur një gjendje të mirë psikologjie, mund edhe të kem kaluar në depresion, kisha frikë të konsultohesha me një psikolog se kisha frikë nga përgjigja që do merrja.

U futa në “big” që të ktheja Lisin që kisha humbur. Doja të gjeja veten se e kisha humb veten, frymoja kot, nuk kisha asnjë lloj motivi, asnjë lloj emocioni. Jam shpreh me disa nga banorët që edhe sikur të dal tani jam në rregull sepse e kam gjetur sërish veten time.


Shtuar 30.01.2024 23:34